Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Earthlapse, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Earthlapse është një program edukativ i cili do ta transformojë iPhone në një kamer e cila ndodhet në stacionin hapsinor Amerikan dhe ju mund të shikoni pamje fantastike nga toka. Ja vlen ta merrni këtë program.


Slide Tetromino Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.


Easy Backup Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Easy Backup Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të ruani dhe eksportoni kontaktet tuaj me email apo direkt në dokument Microsoft Word. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment