Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dungeon Defense, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dungeon Defense është një lojë me strategji në të cilën ju duhet të luftoni në beteja të ndryshme pasi të krijoni ushtrinë tuaj. Duhet të pushtoni çdo vënd për të qënë sundues absolut në botën ku jetoni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- QuestLord, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
QuestLord është një lojë me aksion dhe aventurë ku ju duhet të shpëtoni vëndin nga pushtimi. Duhet të eksploroni çdo pjesë të hartës dhe të eliminoni krijesat e frikshme që e kanë pushtuar atë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Week Calendar Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Week Calendar Widget është një program i dobishëm i cili do të shfaqë në seksionin e Widget të iOS, një kalendar interaktiv ku shfaqen të gjitha eventet tuaj të 1 jave. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment