Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


- Pixel Scanner OCR: Document Translation, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pixel Scanner OCR është një program i cili lejon skanimin e objekteve që ndodhen në një imazh dhe më pas modifikimin e tyre duke i shtuar objekte teksti sipas dëshirës. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment