Animoji, një variant i ri me emoji është gati të debutojë në iOS 11. Ato do të jenë tridimensionale dhe do të jenë në gjëndje të njohin fytyrën e përdoruesit dhe tonin e zërit, duke e përshtatur emotivitetin e tyre. Një risi që nuk e kemi parë në versionet beta të iOS 11 por që do të ketë të bëjë me iPhone 8 me Face ID dhe sensorin e tij me njohjen 3D të fytyrës.

Nuk ka ende asnjë konfirmim por duket se kjo risi do të përdoret eksluzivisht në pajisjet e reja të Apple që do të kenë këtë sensor 3D dhe kjo do të shpjegonte pse nuk e kemi parë ende në versionet beta të iOS 11.


Me shumë mundësi modelet e reja iPhone me Face ID mund të komunikojë edhe nëpërmjet këtyre Animoji, ndërsa modelet më të vjetra mund t'i marrin ato por nuk do të kenë mundësinë t'i krijojnë. Do ju njoftojmë sapo të kemi më tepër informacion rreth kësaj teme. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment