Me iOS 11, por vetëm në iPhone X, Apple do të sjellë Animoji. Bëhet fjalë për një variant të emoji, të realizuara në 3D që janë në gjëndje të përshtaten me tonin e zërit dhe mimikën e fytyrës së përdoruesit. Këto Animoji shfrytëzojnë sensorët e iPhone X për njohjen e fytyrës dhe janë në gjëndje të riprodhojnë edhe mesazhet vokale duke e bërë më të bukur eksperiencën e përdorimit të iMessage.


Bëhet fjalë për një sistem që analizon fytyrën dhe bën që çdo emoji t'i ngjajë përdoruesit që e lëviz. Këto krijime do t'i dërgohen përdoruesve të tjerë si video në loop dhe mund të shikohen edhe në pajisje të tjera që nuk janë iPhone X. Natyrisht, vetëm iPhone X mund t'i krijojë ato. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment