Apple ka zyrtarizuar më në fund datën e konferencës së saj. iPhone 8 do të prezantohet në sallën e Steve Jobs Theater pranë godinës së re Apple Park në Kupertino më 12 Shtator në orën 10 lokale (19:00 shqiptare), ashtu siç e kishte parashikuar WSJ. Duke parë ftesën, Apple e ka fokalizuar vëmendjen e saj në vendin e prezantimit "our place". Në fakt ky është eventi i parë që do të mbahet në godinën e re të Apple.

Ju kujtojmë se gjatë kësaj konference duhet të prezantohen modelet e reja iPhone 8 dhe iPhone 7s, modeli i ri Apple Watch dhe ndoshta një model i ri Apple TV. Gjithashtu do të lëshohen zyrtarisht edhe sistemet e reja iOS 11, MacOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment