Një burim mjaft i besueshëm si Wall Street Journal ka zbuluar datën kur do të mbahet konferenca Apple për prezantimin e iPhone 8. Do të mbahet më 12 Shtator. Sipas WSJ, më 12 shtator do të prezantohet modeli i ri iPhone 8 me ekran OLED, sëbashku me modelet e reja iPhone 7s dhe 7s Plus.

Kjo konferencë do të përqëndrohet edhe tek Apple Watch dhe Apple TV me mbështetje për videot 4K. Menjëherë pas këtij eventi, Apple duhet të lëshojë iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment