Pas përditësimit të pamjes grafike, Skype sjell një funksion mjaft interesant: falë bashkëpunimit me PayPal, që sot mund të shkëmbeni para me kontaktet tuaja. Me funksionin e pagesës peer-to-peer do të mjaftojë të hapni një bashkëbisedim me një nga kontaktet tuaj dhe të zgjedhni opsionin "Send money".

Mjafton të zgjedhni shumë që dëshironi të dërgoni dhe të konfirmoni pagesën. Dërgimi është dalas nëse përdorni paratë që keni në llogarinë tuaj PayPal ose nëse përdorni një kartë debiti amerikane. Mund të përdorni edhe një kartë krediti të lidhur me llogarinë tuaj PayPal, por në këtë rast komisionet do të jenë 3.4% + 0.30$ për çdo transferim. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment