Falë programit Apple Beta tester, çdo përdorues që ka një llogari Apple ID, mund të testojë versionet më të fundit iOS. Mjafton të krijoni një llogari si testues publik dhe mund të testoni versionin e fundit beta publik të iOS 11. Por si duhet të veproni? Ju ftojmë të lexoni guidën tonë të detajuar.

iOS 11 mund të instalohet në këto pajisje: iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone SE, iPhone 5s, iPad Pro 12.9″, iPad Pro 10.5″, iPad Pro 9.7″, iPad Air 2, iPad Airi, iPad 5, iPad mini 4, iPad mini 3, iPad mini 2, iPod Touch 6.

Përpara se të instaloni versionin beta të iOS 11, ju këshillojmë të bëni një backup, në iTunes ose iCloud. Në këtë mënyrë nuk do të humbisni asnjë material nëse ndonjë gjë nuk shkon siç duhet ose në se vendosni të ktheheni pas në një version më të vjetër iOS.

Si të instaloni iOS 11 Beta

1. Nga pajisja juaj iOS, hapni aplikacionin Safari dhe vizitoni këtë faqe,

2. Shtypni butonin Sign Up.

3. Lidhuni me llogarinë tuaj Apple ID dhe pranoni kushtet.

4. Shtypni butoni iOS dhe më pas shkoni tek linku "enroll your iOS device".

5. Tani shtyoni Download Profile.


Do ju hapet një pop-up "Install Profile" shtypni install lart djathtas. Vendosni kodin e sigurisë së pajisjes tuaj. Shtypni përsëri install tek kushtet e konfirmimin dhe pasjisja juaj do të fiket.

6. Pasi të rindizet, duhet të shkoni tek Settings > General > Update Software dhe të prisni disa sekonda. Shtypni butonin "Download & Install", pranoni kushtet dhe do të nisë shkarkimi i iOS 11.

7. Pasi të ketë përfunduar shkarkimi, shtypni butonin Install dhe pas pothuajse 20 minutash, iOS 11 do të jetë instaluar në pajisjen tuaj.

iOS 11 është tani gati për t'u testuar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment