Ndërsa e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek iPhone 8, në rrjet kanë nisur të vijnë edhe zëra rreth iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus. Dannt Winget ka publikuar në YouTube një video ku bën një krahasim midis iPhone 7s Plus dhe iPhone 8. Të dyja pajisjet kanë pjesën e pasme prej xhami, me iPhone 7s Plus që është më i madh pavarësisht se ka një ekran më të vogël se iPhone 8 (5.5 inç kundër 5.8 inç).

Të dyja pajisjet duhet të integrojnë rikarikimin wireless nëpërmjet një aksesori që mund të blihet veç. Diferencat më të mëdha midis të dyja pajisjeve vihen re në pjesën ballore, me iPhone 8 që prezanton disa korrniza më të holla. Një tjetër diferencë ka të bëjë edhe me ekranin, duke qenë se në modelin iPhone 7s Plus do të vazhdojë të përdoret ai LCD, ndërsa në iPhone 8 do të përdoret një ekran OLED. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment