Modelet e reja iPhone - iPhone 8, iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus - do të jenë të disponueshëm vetëm në tre ngjyra, të zezë, argjent dhe ngjyrë ari. Lajmi vjen nga Ming-Chi Kuo, analist i KGI Securities. Ka mundësi që këtë vit të mos shohim dy variante ngjyrash të zeza apo ngjyrë ari rozë si për iPhone 7, megjithëse dy variantet e ngjyrës së zezë kanë patur shumë sukses.


Gjithashtu Kuo ka deklaruar se tre modelet e reja iPhone që do të prezantohen në shtator, do të mbështesin edhe rikarikimin e shpejtë, por përdoruesit duhet të blejnë një përshtatës Type-C për të aktivizuar këtë funksion. Modeli aktual iPad Pro e mbështet një funksion të tillë, dhe përdor përshtatësin USB-C me 29W të MacBook. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment