Mbërrijnë detaje të tjera të zbuluara nga firmware i HomePod. Është zbuluar se përmasat e butonit Home virtual mund të presonalizohen direkt nga aplikacioni Settings, po ashtu edhe pozicioni i tij në ekran. Mund të vendosim ta zhdukim nga ekrani në situata të veçanta, për t'i dhënë hapësirë elementëve të tjerë në ekran.

Ngjyra e butonit Home, gjithmonë sipas informacioneve të fundit që janë zbuluar, nuk do të jetë e personalizueshme. Do të jetë iOS 11 që do të vendosë ngjyrën e tij në mënyrë automatike. Në këtë mënyrë mund të identifikohet gjithmonë, pasi do të dallohet në sfondin e aplikacionit që është në përdorim.

Përveç kësaj, janë zbuluar edhe disa detaje për sa i përket "Status Bar" të iPhone 8. Do të mbulohet nga një trapez që do të lërë hapësirën e duhur për fotokamerën dhe sensorët e tjerë. Në firmware-in e HomePod është përcaktuar me saktësi hapësira e "status bar" dhe e këndeve të rrumbullakëta të ekranit. Në këtë mënyrë një dizajner ka arritur ta rikrijojë atë në çdo detaj në imazhin e mëposhtëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment