Për të gjithë ju që jeni kurioz për versionin e ardhshëm të iPhone, në këtë artikull do t'ju sjellim një imazh mjaft interesant, i cili supozohet se është bërë nga burime jo zyrëtare mjaft pranë kompanisë që po e prodhon atë. Në foto shfaqet pjesa ballore e cila konfirmon edhe një herë se ekrani do ta mbulojë të gjithën.


Imazhi është publikuar në portalin Evleaks i cili publikoi edhe imazhe të iPhone 7 përpara se ai ti prezantohej publikut, duke mos zhgënjyer. Kjo na bën të mendojmë se ky do të jetë pikërisht produkti final ose iPhone 8 i cili ka një ekran që mbulon të gjithë sipërfaqen ballore, duke eliminuar kështu butonin Home dhe borderat.

Ju si mendoni, a do të jetë iPhone 8  një produkt i cili do të ketë risi apo ju duket si një produkt i ngjashëm me Samsung Galaxy S8 ose LG? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment