HD VISION AL, aplikacioni për iPhone me anë të të cilit mund të shikoni falas kanalet e Digitalb, Tring dhe Supersport, siç e dini nuk është më i disponueshëm në App Store. Çdo ditë, lexues të faqes tonë na shkruajnë dhe na kërkojnë se si mund ta shkarkojnë atë. Për momentin, ekziston një mënyrë për të patur aplikacionin HD VISION në pajisjen tuaj iOS, por me një kusht, duhet ta keni instaluar të paktën një herë.


Si duhet të veproni? Për të shkarkuar HD VISION, duhet të përdorni patjetër një llogari Apple ID që është përdorur më parë për të shkarkuar këtë aplikacion. Duhet të hapni App Store > të shkoni tek Updates > më pas Purchased > dhe të zgjdhni aplikacionin HD VISION nga lista. Nëse nuk e keni shkarkuar asnjëherë më parë, mund të kërkoni llogarinë Apple ID të ndonjë miku që e ka shkarkuar atë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment