E-Konsullata, një aplikacion për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku jetojnë në botë, me informacione mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën për secilin prej vendeve pjesë e E-Konsullata.


Shërbimet që do të ofrohen nga ky aplikacion janë:

• Kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë.
• Informacione mbi të gjitha procedurat e legalizimeve të dokumentave.
• Informacione për shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit.
• Informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend.
• Pyetjet dhe përgjigjet me të shpeshta bazuar në interesin e qytetarëve (FQ&A).
• Lista e vaksinave që duhen bërë në bazë të secilit vend.
• Mundësi raportimi apo komunikimi të drejtëpërdrejtë me Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore ne MPJ.

E-Konsullata është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment