Apple Watch do të vij në fund të këtij viti me një version të përditësuar i cili do të ketë disa ndryshime thelbësore përsa i përket komponentëve Hardware. Modem-i LTE do të integrohet dhe do ti japë më në fund mundësinë përdoruesit të përdorë orën dixhitale pa patur nevojë të ketë një iPhone pranë.

Sipas ekspertëve chip-i LTE do të prodhohet nga Intel në dimensionet e kërkuara nga inxhinierët e Apple dhe do ti sigurojë përdoruesit mundësinë për të dëgjuar muzikë apo dërguar sms, pa patur nevojë të mbajë iPhone gjithmonë pranë. Tjetër fakt interesant është se nuk do të ketë nevojë për një kartë SIM sepse do të jetë e integruar në chip dhe do të jenë kompanitë telefonike që do të ofrojnë plane tarifore për sasinë e të dhënave me rrjetin internet.

Përsa i përket dizajnit, nuk ka asnjë të dhënë se ai do të jetë ndryshe nga ai aktuali por shumë përdorues presin ndryshime të cilat do ta bëjnë këtë produkt më të pavarur nga iPhone dhe një dizajn më të bukur. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment