Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Checkmate për iMessage.

Pasi të keni instaluar këtë aplikacion, mund të ftoni një mikun tuaj në iMessage për të luajtur shah. Për të nisur lojën ju mjafton të nisni një bashkëbisedim me dikë, të zgjedhni aplikacionin Checkmate dhe të filloni lojë. Mund të luani njëkohësisht edhe me persona të tjerë dhe në pajisje të ndryshme.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Checkmate do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 10.2 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment