Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hidden Wonders of the Depth, nga 0,89€, falas. /iPhone, iPad
Hidden Wonders of the Depth është një lojë me temë kuic ku ndërthuret loja e stilit Mahjong dhe zbulim sekretesh. Veshja grafike do t'ju çojë në botën nën ujore ku çdo gjë është e mbinatyrshme. Ja vlen ta merrni atë.


Tesla Toy, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tesla Toy është një program zbavitës i cili bazohet mbi teorinë e Nikola Tesla në lidhje me elektricitetin. Duke prekur me gisht mbi ekran, programi do të krijojë figura të krijuar nga rryma elektrike. Ja vlen ta provoni këtë program.


Flower Board, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Flower Boardh është një lojë mjaft tërheqëse ku ju duhet të bashkoni bashkë 6 sfera të të njëjtës ngjyrë që ti zhdukni nga tavolina. Kini kujdes sepse duhet të boshatisni sa më shpjet tavolinën përpara se ajo të mbushet plot. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment