Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Super Lynx Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Super Lynx Rush është një lojë mjaft e bukur me temë aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të zbulojë botën e saj duke u hedhur për të shmangur krijesat e këqija dhe mbledhur të gjitha monedhat që gjënden gjatë rrugës. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Sky To Fly: Faster Than Wind, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Sky To Fly është një lojë mjaft e bukur me aventurë dhe aksion ku ju do të luani në rolin e një piloti të avionëve luftarak. Do të merrni pjesë në beteja të ndryshme  ku qëllimi kryesor është eliminimi i armikut. Ja vlen ta provoni!


Net Master: IT Tools & Lan Scanner, nga 5.49€, falas. /iPhone
Net Master është një program i cili i dedikohet personave që punojnë si IT dhe sjell për ato disa funksione mjaft profesionale për punën e tyre. Këto funksione sillen në mënyrë mjaft të thjeshtë nëpërmjet këtij programi i cili do t'ju lehtësojë disi punën tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment