Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Mystery of Haunted Hollow,  nga 2.79€, falas. /iPhoneAlbania
Mystery of Haunted Hollow është një lojë me aventurë dhe kuic ku ju do t'ju duhet të zbuloni të kaluarë tuaj duke lidhur bashkë çdo element të historisë që do të kujtoni, pasi jeni prekur nga amnezia për 10 vite.  Vëmëndia tek detajet do t'ju japë çdo përgjigje që kërkoni.


Runtastic Situps Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të stimuloni veten tuaj për të bërë disa ushtrime fizike për të mbajtur në formë muskujt e barkut. Programi do t'ju tregojë disa ushtrime duke ju ofruar një program të bazuar në ushtrimet që jepen nga palestrat profesionale botërore. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment