Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- KingHunt, nga 1.09€, falas /iPhone, iPad
Një slicing game, ku duhet të përdorim gishtërinjtë tanë për të prerë plot 200 armiq të ndryshëm duke kompletuar 100 sfidat e disponueshme; mund edhe të zbulojmë sekretet e nivelit bonus duke mbledhur 100 objekte magjik që do na nevojiten gjatë lojës.


C-Time, nga 5.49€, falas. /iPhone
C-Time është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të ruajmë informacione në lidhje me kohën që harxhojmë në një vënd të caktuar. Programi kërkon përdorimin e sensorit GPS për të kryer funksionet e tij.


Sizer, nga 1.09€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


BombKit, nga 4.49, falas. /iPhone, iPad
BombKit është një program i cili do të stimulojë shpërthimin e një bombe. Grafika është mjaft reale dhe do të keni mundësinë të hidhni në erë objekte të ndryshme për të testuar fuqinë e bombës. Në qoftë se jeni kuriozë të shikoni çndodh realisht kur shpërthen një bombë mund ta provoni këtë program.


Typic - Text on Photos, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Typic është një program i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë fotot që kemi në iDevice me efekte mjaft të bukura edhe modele shkrimesh inovative. Programi është gjithashtu mjaft i thjeshtë për tu përdorur nga të gjithë.


MyBrushes Pro, nga 3.49€, falas. /iPhone 
Ky program na lejon të pikturojmë me shumë stile ose të mësojmë stilet e pikturës me penel, me dorë, me ujë dhe shumë të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe realiste. Tjetër funksion interesant është mundësia për të modifikuar fotografitë që keni në Galerinë e Fotove të iOS dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale.


Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment