Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Flick Champion Classic, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Flick Champion Classic është një lojë argëtuese ku do të merrni pjesë në kampionate të ndryshme botërore të bejzboll. Personazhet janë krijuar me stil të veçantë grafik të cilat do t'ju tërheqin më shumë gjatë lojës.


Monster Pinball, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Monster Pinball është një lojë në të cilën do të luani lojën e famshme Amerikane, Pinball në një ambjent grafik të mbuluar nga krijesa të frikshme. Gjitashtu vështirësia e lojës është mjaft e lartë kështu që nëse jeni të apasionuar pas kësaj loje atëherë ja vlen ta provoni.


Shock-X, nga 0.89€, falas. /iPhone
Shock-X është një lojë mjaft e veçantë për sa i përket grafikës por edhe argëtimit. Ju duhet të drejtoni një avion luftarak i cili duhet të pastrojë fushën e betejës nga sulmet armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment