Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Mountain Biker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mountain Biker është një lojë në të cilën do të garoni me biçikletën tuaj në malet më ekstreme të botës. Gjithashtu gjatë garave do të keni mundësinë të përmirësoni aftësitë tuaj dhe komponentët e biçikletës.


Office Story, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


SmartScan Express, nga 1.79€, falas. /iPhone
SmartScan është një program mjaft i dobishëm i cili na lejon të skanojmë në mënyrë të shpejtë çdo lloj dokumenti që kemi në dorë. Hapni programin, klikoni tek menu-ja "Scan" dhe nga aty mund të rregulloni kontrastin, dritën dhe më pas të krjoni dokumentin dixhital. Në qoftë se dëshironi mund ta përpunoni me funksionet që programi ofron dhe në fund ta nisni tek email-i juaj ose i ndonjë mikut tuaj, ose ta ruani në iPhone.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment