Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Lost Fountain, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The Lost Fountain është një lojë me temë kuic e cila ambjentohet grafikisht në periudhën mesjetare. Duhet të zbuloni të gjitha sekretet e duhura për të arritur tek burimi i humbur. Ja vlen ta merrni këtë lojë pasi argëtimi është i garantuar.


IQ Test Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


Brave Guardians TD, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Brave Guardians është një lojë mjaft e bukur me strategji dhe aventurë ku ju duhet ti mësoni banorëve të mbrojnë fotesën e tyre nga sulmet e armikut. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur në 3D. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment