Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Costume Quest, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Costume Quest është një lojë me aventurë dhe e ambjentuar në periudhën e festës së Halloween. Ju duhet të vishni personazhin me kostumet më të bukura në mënyrë që të befasoni fëmijët e vegjë, por kujdes sepse kjo aventurë ka rreziqet e saj. Loja është falas për gjithmonë por duhet të keni parasysh që nuk do të ketë më suport për iOS 11 e sipër.


- Remote Control Pro for Mac, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Control është një program i cili ju jep mundësinë të kontrolloni mac-un direkt nga një iPhone apo iPad. Në mënyrë mjaft të thjeshtë mund të kontrolloni volumin apo të rregulloni kontrastin e monitorit pa patur nevojë të jeni pranë tij. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


File Manager Pro: Document, Cloud & PDF, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
File Manager App është një program mjaft profesional dhe një nga më të mirët në App Store i cili ofron një File Manger ku ju mund të menaxhoni të gjitha llogaritë që keni në Google Drive apo DropBox. Duke përdorur këtë program do të ishte sikur të kishit vetëm një disk por i cili ndodhet në sistemin Cloud.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment