Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Riptide GP2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Riptide GP2 është një lojë në të cilën duhet të garoni me motorra uji të cilat arrijnë shpejtësi marramëndse. Gjithashtu gjatë garës do të keni mundësi ta përditësoni. ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Dropchord, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dropchord është një lojë mjaft e bukur me temë muzikore ku ju duhet të testoni aftësitë muzikore. Duhet të zgjidhni çdo nivel duke manipuluar elementët muzikor me fantazinë tuaj dhe në mënyrën e kërkuar. Ja vlen ta provoni!


Starry Night Interactive, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Starry Night është një program ku ju mund të shprehni fantazinë tuaj pikturuese duke modifikuar pikturën e famshme të Van Gogh vetëm duke prekur ekranin. Sot këtë program interaktiv mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment