Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ultimate Showdown, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ultimate Showdown  është një lojë me dyluftim ku ju mund të sfidoni lojtarë nga e gjithë e bota. Duhet të fitoni ndeshjen, të mblidhni sa më shumë monedha dhe të sfidoni kundërshtarin e rradhës.


Crash the Comet, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crash the Commet është një lojë në të cilën detyra juaj është të mbani në trajektore kometën që kalon pranë planeteve të ndryshme. Kini kujdes sepe nuk do të jetë detyrë aq e lehtë.


Weather Now Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Weather Now Forecast është një program i cili sjell në iOS një mënyrë ndryshe për të marrë informacione në lidhje me motin në qytetin apo shtetin tuaj. Nëpërmjet grafikës në 3D do të keni një tjetër eksperiencë në marrjen e informacionit që kërkoni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment