Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Iron Fist Boxing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Iron Fist Boxing është një lojë ku ju do të luani në luani në rolin e një boksieri me famë i cili duhet të luftojë për të fituar titullin më të lartë, kampion bote. Loja është ndërtuar mbi një grafikë realiste dhe në 3D kështu që mund të merrni maksimunin argëtimit. Ja vlen ta provoni.


- Quantum Revenge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Quantum Revenge është një lojë me aksion e cila ambjentohet në hapësir dhe ju do të luani në rolin drejtuesit të një anije kozmike lufatarake e cila duhet të eliminojë alienët në çdo planet të sistemit tonë diellor.


Hungry Squid, nga 0.89€, falas. /iPhone
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të arrij tek pikat e vëndmbërritjes duke vizatuar me prekje mbi ekran rrugën e tij. Loja ofron mbi 90 misione të ndryshme dhe çdo mision mund të ketë një ose më shumë zgjidhje. Ja vlen ta provoni në iPhone-in tuaj në qoftë se doni të kaloni kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment