Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dr. Panda's Funfair, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Dr. Panda's Funfair është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve. Ato do të kenë mundësi të luajnë në botën e bukur të një cirku ku personazhi kryesor është një panda gazmor. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Fonta: Telling Stories With Photo, nga 1.79€, falas. /iPhone
Fonta është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju mund të tregoni historitë tuaj, miqve, duke krijuar albume me foto nga e gjithë jeta juaj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. Ja vlen ta provoni.



Test English (Level A, B, C), nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Test English është një program edukativ i cili ju jep mundësinë të testoni nivelin e njohjes së gjuhës Angleze. Programi ndahet në 3 nivele dhe për secilin nga ato mund të testoni njohuritë tuaja. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment