WhatsApp është duke testuar një funksion të ri në versionin iOS të aplikacionit: t'i ofrojë mundësinë përdoruesve që të shohin një video YouTube pa u larguar nga aplikacioni për të hapur atë të YouTube.  Mjafton të shpërndani linkun e videos për ta parë atë brenda aplikacionit WhatsApp.


Videoja e YouTube do të shfaqet në një dritare të vogël të pozicionuar sipër chat-it ku është publikuar. Mund edhe të zmadhoni videon dhe ta shikoni në të gjithë ekranin ose ta fshehni momentalisht për të shkruar në chat. Videoja zhduket në momentin që hapni një chat tjetër. Kjo risi do të integrohet së shpejti në WhatsApp. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment