Një iPhone 2G i vitit 2007 a mund t'i rezistojë ujit? Është ky qëllimi i "water test" që ka krahasuar këtë model me modelin e fundit iPhone 7. Square Trade ka vënë në provë dy iPhone në një test të rezistencës ndaj ujit dhe më pas një test rezistence nga goditjet.

Testi i rezistencës në ujë ka treguar në mënyrë të qartë se cili iPhone reziston më shumë. iPhone 7 ka rezistuar pa asnjë lloj problemi duke garantuar funksionim të plotë pas zhytjes në ujë, ndërsa iPhone 2G është shkatërruar kompjet nga uji duke mos dhënë më shenja jete.

Për sa i përket testit në rënie të lirë, të dyja pajisjet kanë patyr një dëmtim të xhamit, natyrisht iPhone 2G më shumë. Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment