iOS 11 sjell për përdoruesit një dizajn të ri për programin App Store. Portali i shkarkimit të aplikacioneve nuk pëson ndryshime kaq rrënjësore që nga viti 2008 dhe një ndër elementët e rinj të tij është shfaqja e video-ve në seksionin e rreklamave të programeve që ju kërkoni të shkarkoni. Ky funksion sjell për përdoruesin një eksperiencë të re në përdorimin e App Store por nga ana tjetër implikon dhe konsum të paketave të Internetit.

Për këtë arsye kemi vendosur t'ju sjellim një guidë se si mund të ç'aktivizoni ekzekutimin e video-ve në App Store.
  • Shkoni tek menu-ja Settings e iOS 
  • Zgjedhim më pas menu-në  iTunes & App Store
  • Më pas shkojmë tek menu-ja Auto-Play Videos
  • Nga menu-ja e fundit mund të zgjedhim 1 nga 3 opsionet e mëposhtëm:
    1. ON, videot prezantuese të programeve në App Store do të ekzekutohen automatikisht
    2. WI-FI Only, videot prezantuese të programeve do të ekzekutohen vetëm nëse jeni lidhur me rrjetin WI-FI
    3. OFF, siç mund të imagjinoni nga vetë titulli, videot prezantuese nuk do të ekzekutohen.

Duke zgjedhur kështu një nga opsionet e mësipërme, mund të kurseni të dhënat e kontratës të internetit që keni me kompaninë telefonike. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment