Sipas një raporti të një analisti të KeyBanc Capital Markets, Apple ende nuk ka gjetur një mënyrë sesi të implementojë skanerin e shenjave të gishtërinjve në iPhone 8. Ka patur edhe raporte të tjera të cilat konfirmojnë problemet më të cilat po përballet kompania dhe është spekuluar për një shtyrje të mundshme të modelit OLED të iPhone përtej Shtatorit.

Në përvjetorin e 10 të iPhone, Apple pritet të prezantojë tre modele ku njëri do të jetë me ekran OLED. iPhone 7S dhe 7S Plus do të kenë dizajne më të vogla dhe implementimi i skanerit të shenjave të gishtërinjve nuk do të jetë i vështirë si në modelin OLED pa skaje iPhone 8.

Sipas analistit Apple e ka patur të pamundur implementimin e tij në ekran dhe tashmë kompania ndodhet në një udhëkryq, mes skanerit të shenjave të gishtërinjve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës. Skaneri i shenjave të gishtërinjve të Apple përdoret për të realizuar blerje online dhe shkyçur telefonin.

Analisti argumenton se teknologjia e njohjes së fytyrës nuk mund të zëvendësojë skanerin e shenjave të gishtërinjve kur bëhet fjalë për blerjet online. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment