Është publikuar një foto e re a asaj që mendohet se do të jetë korrniza e ekranit të iPhone 8. Siç është përfolur gjatë muajve të fundit, iPhone 8 me sa duket nuk do të ketë një buton Home fizik. Nga fotoja mund të shohim se ekrani do të zërë sipërfaqen më të madhe të telefonit.

Fotoja mendohet të jetë shkrepur në fabrikat e Foxconn, megjithatë nuk mund ta konfirmojmë me saktësi këtë fakt. Në foton e mësipërme mund të bëni edhe krahasimin me korrnizën e iPhone 7 (djathtas) dhe do të shikoni që kanë shumë diferencë midis tyre.

Për të qëndruar të përditësuar rreth zërave të fundit që kanë të bëjnë me iPhone 8, ju ftojmë të qëndroni në faqen tonë dhe të vizitoni shpesh kategorinë "iPhone 8" tek tendencat, pasi në ditët e ardhshme do të publikojmë vazhdimish artikuj rreth kësaj teme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment