Lazarat Airways është një lojë për iOS e realizuar nga zhvilluesi shqiptar Ervis Lilaj, që ka si temë kryesore Lazaratin. Mekanizmat e lojës janë shumë të thjeshta: pasi të keni zgjedhur personazhin tuaj, do të fluturoni me një aeroplan mbi kodrat e Lazaratit duke evituar pengesat për të mos u arrestuar.


Komandat janë shumë të thjeshta: duke prekur ekranin majtas, do të kërceni lart, ndërsa duke prekur pjesën djathtas të ekranit mund të gjuani dhe të vrisni policët që do të mundohen t'iu ndalojnë. Objektivi kryesor i lojës është të mblidhni sa më shumë monedha për të zhbllokuar personazhet e tjerë dhe për të arritur sa më larg.


Lazarat Airways është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 187MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment