Jay Freeman, krijuesi i Cydia, i njohur ndryshe edhe si Saurik, në një intervistë ka deklaruar se Jailbreak ka vdekur zyrtarisht. Dhe po bëhet plot një vit (ekzaktësisht 355 ditë) që nuk lëshohet një Jailbreak i ri për iOS. Shumë grupe hakerash janë shkrirë, edhe hakeri i fundit Lyca Todesco ka deklaruar se do të dalë nga skena.

Kur lindi Jailbreak, programe si Cydia ishin të domosdoshme për të rritur kapacitetet e iPhone. Jailbreak lëshohej menjëherë pas një përditësimi të ri iOS. Tani Jailbreak kërkon muaj dhe Apple argëtohet duke lëshuar versione të reja iOS që bllokojnë atë duke prishur gjithë punën e bërë nga hakerat.

A ia vlen të bëjmë akoma Jailbreak?
Vetë Saurik është përgjigjur jo: "Më parë, kur bënim Jailbreak fitoni disa funksione të reja që nuk ishin të përfshira në iPhone. Ndërsa tani, përmban vetëm disa modifikime të vogla". Janë katër gjëra që kanë shkatuar fundin e Jailbreak:

1. Rritja e sigurisë e ka bërë gjithmonë e më të vështirë.
2. Nëse një haker gjen një dobësi në sistem që do të bënte të mundur Jailbreak, mund t'ia shesë atë Apple dhe të fitojë deri në 1 milionë dollarë.
3. Pjesa më e madhe e programusve të Cydia, tani kanë përfunduar studimet dhe kanë gjetur një punë të vërtetë dhe më të sigurtë. Të tjerë janë bërë zhvillues App Store me aplikacione me pagesë që sjellin fitime reale.
4. Nëse bëni jailbreak, telefoni juaj bëhet gjithsesi më pak i sigurtë.

Të gjitha këto kanë bërë që gjithmonë e më pak përdorues të bëjnë jailbreak dhe i gjithë ky sistem është i destinuar të zhduket. Po ju si mendoni? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment