Burimi është nga më të besueshmit, bëhet fjalë për Forbes. Ky do të jetë "dizajni përfundimtar i iPhone 8", një rendering i bazuar tek informacionet më të fundit që vijnë nga furrnizuesit kinez. Pjesa e përparme është ajo që kemi parë në shumë foto, me një ekran 5.8 inç dhe me një korrnizë në pjesën e sipërme ku janë pozicionuar sensorët, mikrofoni dhe fotokamera.



Pjesa funksionale e ekranit do të menaxhohet nga iOS 11 dhe do të limitojë pjesën e dedikuar ndërfaqes së sistemit operati në 5.2 inç. Në pjesën e pasme, kemi një fotokamera të dyfishtë vertikale, ku trashësia do të jetë më e madhe se ajo e modelit aktual iPhone 7.


Butoni Power do të jetë më i madh. Sipas Forbes, ky buton mund të integrojë edhe Touch ID, nëse do të konfirmohet pamundësia për ta integruar atë në ekranin OLED. Prodhimi i iPhone 8 ka nisur, megjithatë vështirësitë e prodhimit të ekraneve OLED mund ta shtyjnë lançimin në nëntor. Çfarë mendoni? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment