Një rendering i realizuar nga një prodhues koverash për iPhone, shfaq atë që duhet të jetë dizajni përfundimtar i modelit të ardhshëm iPhone 8. Konfirmohet Touch ID në ekran. Korrnizat anësore janë reduktuar, ndërsa në pjesën e sipërme do të kemi një trapez të zi në qëndër ku do të pozicionohet fotokamera dhe sensorët.


Ekrani OLED, i cili garanton një shkëlqim të lartë të ngjyrës së zezë, do të bëjë të mundur që sinjali i valëve dhe i baterisë të integrohen në mënyrë perfekte duke u dukur sikur janë pjesë e të njëjtit trup. Këndet e rrumbullakëta të iOS 11 do të bëjnë pjesën tjetër. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment