Ditë e re, thashetheme të reja rreth iPhone 8 që flitet se do të jetë i disponueshëm në katër variante ngjyrash, përfshirë edhe një version "si pasqyrë". Për të kuptuar se si mund të jetë ky version i ri i iPhone 8, Geskin, që është edhe burimi i këtij lajmi, ka publikuar një imazh të një koveri që ka një ngjyrë të këtij tipi.


Ideja e Apple është që të sjellë një variant që e kemi parë më parë në modelet e vjetra të iPod, me pjesën me "efekt pasqyrë" që mbulon pjesët metalike duke krijuar një efekt të bukur estetik. Gjithashtu, orët e fundit është publikuar një video në YouTube që shfaq një prototip të iPhone 8. Çfarë mendoni? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment