iPhone 8 pritet të prezantohet në vjeshtën e këtij viti dhe thashethemet nuk kanë të ndalur. Shumë të apasionuar pas produkteve Apple që janë të interesuar për dizajnin e tij, kanë më në fund një lajm që mund të jetë i besueshëm. Në rrjet është publikuar faqja e manualit të përdorimit ku shpjegohet se si duhet të vendoset skeda SIM, dhe në këtë faqe shihen qartë format e dizajnit.

Nëse dizajni që shfaqet në imazhin që shikoni në krye të artikullit, është ai final, atëherë do të kemi një produkt i cili nuk ka më butonin fizik "Home". Gjithashtu mund të themi se ekrani do të marrë të gjithë sipërfaqen ballore të SmartPhone-it përveç se një borderi anësor që thuhet se mund të jetë jo më shumë se 4 mm. Përsa i përket dimensioneve reale pritet që iPhone 8 të vij në dy versione ashtu si iPhone 7 dhe 7 Plus. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment