Tashmë janë të shumtë programet që ofrojnë mundësinë e transferimit të materialeve të ndryshme nga kompjuteri në një pajisje iOS dhe anasjelltas. Disa programe kanë si pikë të fortë pamjen grafike por kanë mangësi për sa i përket funsioneve që ofrojnë, ndërsa të tjerë kanë problem të kundërtën. IOTransfer i ofron të dyja karakteristikat, grafikë të thjeshtë dhe shumë funksione.

IOTransfer është i disponueshëm për PC Windows (shkarko) dhe mbështet çdo iPhone, iPad dhe iPod touch që kanë të instaluar iOS 8 ose një version më të ri.

Pasi të instaloni programin, herën e parë do të bëjë një sinkronizim automatik të pajisjes së lidhur dhe më pas do të hapet faqja kryesore me të gjitha funksionet që ofron, ka një pamje të pastër dhe është mjaft e thjeshtë për t'u përdorur.


Nëse nuk keni shkarkuar versionin premium të programit, do të keni mundësinë të provoni një demo dhe të shfrytëzoni potencialin e programit për 7 ditë dhe deri në 20 veprime në ditë. Majtas keni përmbajtjet që mund të transferohen dhe praninë e tyre në pajisjen tuaj, ndërsa djathtas keni informacionet kryesore të pajisjes së lidhur.

Sync to iTunes na jep mundësinë të transferojmë materiale nga pajisja jonë iOS direkt në librarinë iTunes, duke shfrytëzuar metodën e backup. Më pas, nëse vendosim të përdorim programin e Apple, libraria e shpëtuar deri në atë moment do të transferohet në pajisjen e lidhur.

Sync to PC na lejon të bëjmë një backup të materialeve në memorien lokale të pajisjes iOS. Një funksion i domosdoshëm nëse dëshirojmë të zgjedhim një folder ku dëshirojmë t'i ruajmë materialet tona.

Sync to Device na ofron mundësinë të kopjojmë materiale midis dy pajisjesh iOS, thjeshtë duke zgjedhur burimin kryesor, duke përzgjedhur materialet dhe më pas duke i dërguar tek pajisja e dytë iOS. Ky funksion është aktiv nëse lidhim dy pajisje iOS me kompjuterin.


Përveç tre funksioneve bazë, në menunë majtas do të keni mundësinë të kryeni edhe shumë veprime të tjera. Mund të fshini edhe materiale nga pajisja juaj iOS direkt nga kompjuteri. IOTransfer na ndihmon të kryejmë shumë veprime pa patur nevojë për programin iTunes.

Lexuesit të parë të këtij artikulli do t'i dhurojmë një kod falas për të aktivizuar versionin premium të programit:

1B169-1AF81-34F6D-5E2B1 (vlen 6 muaj deri në 1000 PC)

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment