Vazhdon puna për përmirësimin e iOS 11. Midis risive të shumta, sot duam t'iu sinjalizojmë një funksion tjetër mjaft interesant që mund të shfrytëzojmë me sistemin e ri operativ. Pajisjet tona iOS do të jenë në gjëndje të vlerësojnë në mënyrë autonome një linjë interneti, duke refuzuar lidhjen nëse ajo është shumë e ngadaltë.

Ky funksion quhet "Ask Join Networks" dhe do të jetë i domosdoshëm sidomos kur kemi mundësi të lidhemi në më shumë se një linjë WiFi. Duke aktivizuar këtë funksion, iPhone do të vlerësojë automatikisht rrjetet e disponueshë, duke zgjedhur për ju rrjetin WiFi më të shpejtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment