Facebook TV, pas një faze të gjatë testesh, është pranë debutimit. Lajmi është raportuar nga Bloomberg. Sipas këtij burimi, Facebook TV do të jetë i disponueshëm nga muaji Gusht, me përmbajtje të ofruara nga partnerë të ndryshëm. Videot nuk do të jenë të disponueshme në murin tradicional të rrjetit social por, në një seksion të ri për videot që do të debutojë sëbashku me këtë shërbim.

"Facebook po mendon të lançojë diçka më të madhe se YouTube, por nuk do të konkurojë me kompani si Netflix, HBO apo Showtime", lexohet në raportin e Bloomberg. Për sa i përket përmbajtjeve, Facebook ka financuar krijimin e disa spektakleve eksluzive që do të lançojë në platformën e saj brenda vitit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment