Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program të dobishëm, i cili do t'ju ndihmojë të kuptoni se cili është statusi aktual i baterisë, duke ju dhënë informacione të detajuara. Një ndër arsyet që vendosa të shkruaj këtë artikull është nevoja e secilit nga ne për të kuptuar nëse bateria e iDevice është në gjëndje të mirë apo ka nevojë për asistencë. Kjo nevojë lind më tepër kur doni të blini një iDevice të përdorur pasi është e vështirë të kuptoni se cila është gjëndja e baterisë.

Battery Life është unik në App Store, për informacionet që ai ju jep në lidhje me baterinë. Duke e shkarkuar nga App Store edhe në versionin falas, do të keni mundësi të merrni të gjitha informacionet e nevojshme për të kuptuar statusin e baterisë. Por cilat janë detajet që ky program na ofron?

Niveli i përdorimi

Sapo të hapni programin për herë të parë, ai do të llogarisë automatikisht nivelin e përdorimit të baterisë, dhe për çdo nivel të përcaktuar do të ndryshojë dhe ngjyra grafikës së përgjithshme të programit, duke nisur nga ngjyra e kuqe dhe deri tek ajo me ngjyrë jeshile. Intervali i vlerave nis nga vlera 0%, deri në 100%.

Vlera e baterisë e cila përdoret për të përcaktuar këtë përgjindje është kapaciteti total i saj për të ruajtur rrymë, i cili shprehet në mAh (mili amper). Sipas specifikime të Apple, ku bateria degradon, do të thotë se ajo nuk mund të ruaj më sasinë maksimale të rrymës, për të cilën është ndërtuar. Kjo vlerë nis e zbret në kohë dhe është pikërisht ky parametër zbritës që përcakton edhe nivelin e përdorimit.

Përdoruesi vë re se bateria po degradon, duke u rritur nevoja për ta karikuar më shpesh atë në kohë. Për ta bërë sa më të qartë po ju marr shëmbull iDevice-in tim. Bateria e tij ka një kapacitet maksimal prej 1715 mAh dhe kur bateria është e re ajo mund të ruaj nga një karikim i plotë pikërisht këtë sasi. Me kalimin e kohës, nga një karikim i plotë, nuk mund të ruhet më sasia e sipërpërmëndur, por më pak. Aktualisht iDevice-i im nga një karikimi i plotë ruan deri në 1500 mAh, dhe raporti midis vlerës fillestare dhe asaj aktuale, shpreh dhe nivelin e përdorimit.

 Battery Life do ta shfaqë këtë detaj duke ndryshuar grafikën, ku aktualisht në iDevice-in tim, ajo është në ngjyrë të verdhë. Nëse bateria juaj ka nevojë për asistencë, programi do të ketë një grafikë totalisht në ngjyrë të kuqe për t'ju vënë në dukje se duhet të viheni në lëvizje dhe ta dërgoni në asistencë. Ndërsa nëse ngjyra e grafikës është ngjyrë jeshile, atëherë bateria është në fazën e saj më të mirë dhe mund të ruaj maksimumin e energjisë që mund të mbajë.


Detaje specifike

Nëse doni të dini se cili është kapaciteti maksimal dhe ai aktual i baterisë së iDevice-it tuaj, mund të shkoni në seksionin "Raw Data" ku mund të merrni pikërisht këto informacione të shprehura në shifra dhe nëpërmjet një grafike intuitive.

Historiku

Në këtë seksion do të merrni informacione në lidhje me disa vlera të baterisë siç është koha totale për të komunikuar vetëm me audio, video apo nëpërmjet mesazheve, përpara se të keni nevojë të karikoni përsëri baterinë. Gjithashtu mund të shikoni dhe detaje të tjera.

Këto janë disa nga funksionet më të dobishme të Battery Life, dhe ne ju këshillojmë ta shkarkoni nga App Store, falas por nëse dëshironi të keni versionin pa rreklama atëherë duhet të paguani vlerën 1.99$ ku me siguri ja vlen ti shpenzoni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment