Realiteti i shtuar është teknologjia më e fundi në të cilën janë fokusuar kompanitë e mëdha si Apple apo Google, dhe duket se ka nisur një "luftë" midis tyre, se kush do ta integrojë mirë në pajisjet dixhitale. Apple prezantoi në eventin e WWDC 2017, librarinë ARKit e cila do të ndihmojë zhvilluestit e programeve të sjellin idetë e tyre në lidhje me realitetin e shtuar.

Edhe pse iOS 11 nuk është akoma i disponueshëm për publikun, shumë zhvillues programes po tentojnë të gjejnë të përdorim konkret dhe të dobishëm të teknologjisë në fjalë. Në videon që gjeni në fund të artikullit prezantohet një program i cili shfrytëzon librarinë ARKit për të matur dimensionet reale të objekteve që fokusohen në fotokamer.

Programi tregon gjatësitë reale të mureve të një dhome duke krijuar një numër segmentes ku secili nga segmentet përfaqëson gjatësinë nga një pikë tek tjetra. Ekspertët mendojnë se ARKit do të sjellë në App Store programe të cilat do të ofrojnë funksione që deri tani askush nuk i ka menduar më parë por të cilat do të jenë me të vërtetë të dobishme për të gjithë. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment