PayPal dhe Apple po afrohen gjithnjë e më shumë duke i ofruar mundësinë përdoruesve që të shfrytëzojnë dy shërbime njëkohësisht. Që sot, në Australi, në Britaninë e Madhe dhe së shpejti edhe në Gjemani dhe Meksikë, mund të lidhni një llogari PayPal me llogarinë tuaj Apple ID për të paguar në platformën Apple.

Për momentin, nga shërbimet që e mbështesin këtë funksion janë: Apple Music, iBooks, App Store dhe katalogu i plotë i iTunes duke përshirë muzikën dhe filmat. Bëhet fjalë për një funksion të kërkuar prej kohësh nga përdoruesit. Shpresojmë të vijë së shpejti edhe në Shqipëri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment