Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Yankai’s Triangle.

Yankai’s Triangle është një lojë puzzle për të gjithë të apasionuarit. Lojtari duhet të rrotullojë trekëndëshat dhe të kombinojë ngjyrat për të krijuar më të mëdhenj. Efekti grafik është shumë i veçantë, sëbashku me efektet zanore dhe muzikën origjinale.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Yankai’s Triangle do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment