Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Ridge Racer Splitstream.

Loja ofron 12 vetura të reja që do ju dërgojnë drejt fitores, 300 modifikime të mundshme për të krijuar makinën e ëndrave tuaja dhe 6 aksesorë për të ndryshuar fatet e lojës që do ju japin një avantazh në krahasim me kundërshtarët. Kjo lojë ofron 10 skena unike dhe 20 pista për të garuar në Gand Prix.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Ridge Racer Splitstream do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment