Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën illi.

Protagonist i kësaj loje është një krijesë mjaft simpatike që duhet ta kontrollojmë për të mbledhur disa kristale drite në një botë të rrethuar nga errësira. Çdo botë ka karakteristikat e saj, plot me kurthe të papritura. Loja ofron plot 60 nivele dhe 170 objektive për t'u arritur. Do të kontrolloni personazhin illi duke kërcyer në një botë të çuditshme ku është graviteti që ju ndjek ju.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe illi do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment