Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Domino Drop.

Domino Drop është një lojë që ofron rregullat klasike të lojë domino, duke shtuar edhe gravitetin. Një lojë në gjëndje të stimulojë mëndjen dhe të relaksojë njëkohësisht.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Domino Drop do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment